• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në "Bogorodicë" janë shpërndarë fletushka për dokumentet e nevojshme dhe këshilla për kalimin më të shpejtë të kufirit

Në

Shkup, 9 qershor 2024 (MIA) - Nëpunës policor në pikën kufitare "Bogorodicë" sot shpërndanë fletushka informative me informacione të rëndësishme që mund t'i ndihmojnë udhëtarët të përgatiten para kohe dhe të shmangin pritjet e gjata në pikat kufitare.Në fletushkat janë theksuar të gjitha dokumentet e nevojshme që udhëtarët duhet të kenë me vete, si dhe këshilla sesi të organizohen për një kalim kufitar më të shpejtë dhe më efikas, informoi Ministria e Brendshme pasditen e sotme.

"Njëkohësisht, veçanërisht theksohet se është e një rëndësie të veçantë që udhëtarët t'i zbatojnë udhëzimet dhe rekomandimet e nëpunësve policor dhe në këtë mënyrë me sjelljen e tyre të kontribuojnë në uljen e kohës së pritjes dhe për një rrjedhë më të shpejtë të trafikut", theksojnë nga MPB-ja.

Policia Kufitare i këshillon udhëtarët që të kontrollojnë dokumentet e tyre përpara se të udhëtojnë dhe të sigurohen se plotësojnë kushtet e nevojshme për të kaluar kufirin.

"Me këto masa parandaluese dhe edukative, QR për PK  JUG përpiqet të sigurojë një kalim të këndshëm dhe të sigurt të udhëtarëve gjatë udhëtimeve gjatë sezonit turistik veror, theksojnë nga MPB-ja. ls/

Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

QËNDRONI TË LIDHUR