• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Bogorodicë janë privuar nga liria katër persona shkaku i dokumenteve të falsifikuara

Në Bogorodicë janë privuar nga liria katër persona shkaku i dokumenteve të falsifikuara

Shkup, 19 mars 2023 (MIA) - Më 17 dhe 18 mars nga ana e nëpunësve policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare Jug në bashkëpunim me nëpunës policor nga Departamenti për punë kufitare dhe migrim në Vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe rrethinën e Gjevgjelisë janë privuar nga liria katër persona, nga të cilët tre shtetas të huaj, një nga Turqia dhe dy nga Shqipëria dhe një shtetas i vendit tonë, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale falsifikim të dokumentit, e ndëshkueshme sipas nenit 378 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.

Siç kumton MPB-ja, më 17.03.2023, gjatë daljes nga vendi, AA (52) nga Republika e Turqisë ka dhënë për kontroll patentë shoferi turk për të cilën dyshohet se është e falsifikuar.

Më datë 18.03.2023, gjatë kontrollit të automjetit “hjundai santa fe”, me targa të Strumicës i drejtuar nga F.I.(29) nga Strumica është konstatuar se janë bërë korrigjime në numrin e automjetit.

Të njëjtën ditë (18.03.2023), nga ana e dy shtetasve shqiptarë, G.K. (45) dhe E.D. (49), janë dhënë për mbikëqyrje poashtu patentë shoferi të falsifikuara.

Shtetasit e huaj janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar publik, ndaj të gjithëve janë ngritur kallëzime penale në Prokurorinë publike. 

QËNDRONI TË LIDHUR