• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në BKU "Kliment i Ohrit" do të shënohet Dita Botërore e Librit dhe të Drejtës së Autorit

Në BKU

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare “Shën. Kliment i Ohrit" nga Shkupi, me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Autorit, sot organizon manifestimin tradicional kushtuar nderimit të librit, autorëve dhe lexuesve, duke dhuruar libra dhe trëndafila në sallën e Bibliotekës.

Gjatë shënimit të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, do të lexohen mesazhet botërore të drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s Odre Azule dhe mesazhi maqedonas i shkruar këtë vit nga poetja, pianiste dhe kompozitore Iva Damjanovski, si dhe pjesë nga veprat e shkrimtarit legjendar Miguel de Cervantes do të lexohet nga një pjesë e korit diplomatik të vendit.

Në shënimin do të mbajnë fjalim drejtori i BKU "Shën Kliment i Ohrit", Rahmetulla Kuqi dhe ambasadori i Mbretërisë Spanjolle, Hoze Luis Lozano Garsia. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR