• e diel, 24 nëntor 2024

Në Bjellorusi, pesë persona dënohen me burg për "tentativë për grushtshtet"

Në Bjellorusi, pesë persona dënohen me burg për
Minsk, 5 shtator 2022 (MIA) - Pesë persona, përfshirë kreun e një partie politike, si dhe një avokat amerikan, u dënuan sot në Bjellorusi me shumë vite burg për "tentativë për grushtshtet". Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko tha në prill të vitit 2021 se ai kishte penguar përpjekjen e planifikuar nga SHBA, duke e përshkruar atë si një "atentat" ndaj tij dhe familjes së tij. Sipas organizatës bjelloruse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Vjasni, në mesin e të dënuarve janë politologu dhe kritiku letrar Aleksander Feduta, kreu i partisë Fronti Popullor, Rigor Kastusev dhe avokati Juri Zjankoviq, i cili gjithashtu ka nënshtetësi amerikane. Zjankoviq u dënua me 11 vjet burg për organizimin dhe drejtimin e një grupi ekstremist. Feduta dhe Kastusev u dënuan me 10 vjet burg për shkak se u shpallën fajtorë për komplot për të "marrë pushtetin me masa antikushtetuese". Të tjerët u dënuan me dy vjet e gjysmë burg. Një nga dëshmitarët në proces ishte Roman Protasheviq, një gazetar i opozitës i arrestuar në maj të vitit 2021, kur Bjellorusia rikahëzoi një aeroplan komercial që fluturonte mbi territorin e saj. Ai deklaroi se ka marrë pjesë përmes video-lidhjes në takimet me të akuzuarit për komplotin e supozuar. Sipas Aleksander Fedutës, "plani për grushtshtetin" u iniciua nga një oficer i shërbimit sekret bjellorus KGB, i cili u infiltrua në grup. "Besova në komplot sepse doja të besoja. Një njeri i ndershëm nuk mund të mos indinjohej nga ajo që po ndodhte në vend, tha ai para gjykatës, duke pranuar se kishte "marrë pjesë". Rasti fitoi publicitet disa muaj pas demonstratave të mëdha për rizgjedhjen e Aleksandar Lukashenkos si president në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020, të cilat shumica i konsiderojnë mashtruese. Autoritetet shtypën me dhunë protestat dhe e detyruan opozitën të internohej jashtë vendit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR