• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Në Berovë sot në mëngjes më ftohtë me një gradë, më ngrohtë në Gjevgjeli me 16

Në Berovë sot në mëngjes më ftohtë me një gradë, më ngrohtë në Gjevgjeli me 16

Shkup, 19 shtator 2025 (MIA) – Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë, një gradë, ndërsa 16 gradë maksimale janë matur në Gjevgjeli. 

Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 sot në mëngjes janë matur edhe 3 gradë në Llazaropolë, 4 në Kodër të Diellit, 5 në Kriva Pallankë dhe Manastir, 6 në Hanet e Mavrovës, 7 në Tetovë, Strumicë dhe Krushevë, 8 në Shtip, Prilep, Demi Kapi dhe Pretor, 9 në Shkup – Petrovec, 10 në Kumanovë dhe Vinicë, 11 në Ohër, 12 në Shkup – Zajçev Rid dhe 13 në Veles. 

Moti sot do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 23 deri 30 gradë. 

Në Shkup mot me diell me erë të lehtë deri mesatare, në disa pjesë të luginave erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 30 gradë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR