• e mërkurë, 21 janar 2026

Në Berovë sot në mëngjes -9 gradë, në Petrovec pranë Shkupit -8 gradë

Në Berovë sot në mëngjes -9 gradë, në Petrovec pranë Shkupit -8 gradë

Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Në mëngjes në vend është shumë ftohtë, me temperatura minimale të cilat në Berovë ranë deri në -9 gradë, ndërsa në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Strumicë deri në -8 gradë.

Sipas Drejtërisë për Punë Hidrometeorologjike, -7 gradë janë matur në Tetovë, Prilep, Veles, Shtip dhe Demir Kapi, -6 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë dhe Kavadar, -5 në Gjevgjeli, -4 në Ohër, -3 në Pretor, Vinicë, 1 në Hanet e Mavrovës dhe 2 në Kodrën e Diellit dhe Krushevë.

Paradite moti është me diell, pasdite vranësira do të rritet. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu kah fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët veriore dhe perëndimore do të ketë kushte për borë të dobët lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, pasdite në disa vende erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 3 deri në 11 gradë.

Në Shkup, paradite moti është me diell, pasdite vranësira do të rritet. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të arrijë 8 gradë. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR