• e hënë, 01 korrik 2024

Në Berovë maten -6 gradë, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës - 38 centimetra

Në Berovë maten -6 gradë, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës - 38 centimetra

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Temperatura më e ulët sot në mëngjes është matur në Berovë -6 gradë, në Prilep -5, në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Strumicë-4, në Shkup-"Zajçev Rid", Tetovë, Hanet e Mavrovës, Kodër të Diellit -3 gradë, Pretor, Shtip dhe Demir Kapi -2, në Kriva Pallankë, Vinicë, Krushevë, Dibër, Veles, Kavadar -1, në Ohër dhe Kumanovë 0, në Gjevgjeli 1 dhe në Dojran 4 gradë.

Më së shumti borë - 38 centimetra ka në Hanet e Mavrovës, 23 centimetra në Krushevë, 12 në Kodër të Diellit, 10 në Topollçan, tetë në Pozharan dhe dy centimetra në Gjurishte.

Gjatë natës moti ishte i kthjellët dhe kryesisht i qetë, ndërsa mëngjesi është me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Nëpër disa fushëgropa ka paraqitje të mjegullës dhe dukshmëri të ulur horizontale prej 50 deri 200 metra.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa fushëgropa. Do të fryjë erë e matur, ndërsa vende-vende, përgjatë Luginës së Vardarit kohë pas kohe e erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prek 6 deri 12 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë dukuri të mjegullës, gjatë ditës vranësira mesatare me erë të matur nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 9 gardë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR