Në Berovë mëngjesin e sotëm minus gjashtë gradë, në Ohër katër gradë
- Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë ku janë matur gjashtë gradë nën zero. Pasuar nga Manastiri me -3, -2 në Strumicë, -1 në Demir Kapi, Tetovë, Shkup-Petrovec, Llazaropole dhe në Kriva Pallankë, 0 në Hanet e Mavrovës, Shtip, Prilep dhe Veles, 1 gradë në Kavadar, Kodrën e Diellit dhe Shkup -Zajçev Rid, 2 Pretor, Gjevgjeli, 3 Vinicë, Krushevë dhe 4 gradë Celsius në Ohër, bëri të ditur DPHM.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:02, 7 nëntor, 2024
Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë ku janë matur gjashtë gradë nën zero. Pasuar nga Manastiri me -3, -2 në Strumicë, -1 në Demir Kapi, Tetovë, Shkup-Petrovec, Llazaropole dhe në Kriva Pallankë, 0 në Hanet e Mavrovës, Shtip, Prilep dhe Veles, 1 gradë në Kavadar, Kodrën e Diellit dhe Shkup -Zajçev Rid, 2 Pretor, Gjevgjeli, 3 Vinicë, Krushevë dhe 4 gradë Celsius në Ohër, bëri të ditur DPHM.
Moti mëngjesin e sotëm është i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 19 gradë.
Në Shkup mëngjesin e sotëm me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës me diell me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Foto: Arkivi i MIA-s