• e enjte, 03 tetor 2024

Në Berovë më ftohtë, temperatura nën zero

Në Berovë më ftohtë, temperatura nën zero

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) – Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë, minus katër gradë, dhe vetëm aty temperatura është nën zero.

Sipas DPHM-së, 1 gradë është matur në Lazaropolë, 2 në Kriva Pallankë, Manastir dhe Strumicë, 3 gradë janë matur në Shkup – Petrovec, Tetovë, Shtip dhe Demir Kapi, 4 në Prilep, Kumanovë, Veles dhe Hanet e Mavrovës, 5 në Shkup – Zajçev Rid, Vinicë, Kavadar dhe Dibër, 6 gradë në Ohër, Pretor, Krushevë dhe Kodër e Diellit dhe 8 gradë në Gjevgjeli.

“Moti mëngjesin e sotëm është me diell dhe i ftohtë. Në disa vende frynte erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor”, informon DPHM.

Temperatura maksimale sot do të lëvizë prej 19 deri 25 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 25 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR