Në Berovë më ftohtë, më ngrohtë në Krushevë
- Me - 4 gradë Celsius të matura gjatë mëngjesit të sotëm më ftohë ka qenë në Berovë, ndërsa më ngrohtë në Krushevë 4 gradë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:23, 27 nëntor, 2024
Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Me - 4 gradë Celsius të matura gjatë mëngjesit të sotëm më ftohë ka qenë në Berovë, ndërsa më ngrohtë në Krushevë 4 gradë.
Në Manastir janë matur -3 gradë, -2 në Strumicë, Demir Kapi dhe Tetovë, -1 në Shkup-Petrovec, Veles, Shtip, Kavadar dhe Lazaropole, 0 gradë në Prilep, 1 në Shkup-Zajçev Rid, 2 në Gjevgjeli, Kumanovë, Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës, Ohër, Pretor dhe Kodrën e Diellit dhe 3 gradë në Vinicë.
Nga DPHM-ja informojnë se gjatë natës moti ka qenë i kthjellët, ndërsa në orët e paradites në pjesën verilindore të vendit dhe përgjatë Vardarit ka vranësira të ulëta dhe paraqitje të mjegullës së dobët.
Moti sot paradite do të jetë me mjegull të dobët në disa lugina, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare përgjatë Vardarit. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 8 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë Celsius. rq/
Foto: arkivi i MIA-s