• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Berovë janë matur -6 gradë, në Dojran katër gradë Celsius

Në Berovë janë matur -6 gradë, në Dojran katër gradë Celsius

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Më së ftohti në mëngjes ishte në Berovë, ku janë matur -6 gradë, në Hanet e Mavrovës, Manastir dhe Demir Kapi -3, në Shkup-Petrovec, Shtip, Kriva Pallankë, Prilep dhe Strumicë -2, në Ohër, Veles dhe Kodrën e Diellit -1, në Gjevgjeli, Kavadar dhe Pretor 0, në Tetovë, Vinicë dhe Shkup-Zajçev Rid një, në Krushevë dy dhe në Dojran katër gradë.

Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit dhe atë vetëm shtatë centimetra.

Gjatë natës nga veriu janë përhapur vranësira të ndryshueshme. Në mëngjes ka vranësira të vogla deri te mesme në pjesët verilindore të vendit.

Moti sot në pjesët veriore dhe lindore do të jetë me vranësira të rritura, ndërsa në pjesët tjera do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë kryesisht veriore, e cila nga orët e mesditës në disa vende përgjatë Vardarit do të përforcohet.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 19 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë vranësira të rritura, e pastaj vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 16 gradë Celsius. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR