Në Berovë dhe Tetovë janë matur -3 gradë, në Vinicë dhe Krushevë 3 gradë Celsius
- Në Berovë dhe Tetovë në mëngjes janë matur -3 gradë Celsius, në Vinicë dhe Krushevë 3 gradë, ndërsa lartësia e shtresës së dëborës në orën 07:00 në Kodrën e Diellit është 34 centiemtra, ndërsa në Hanet e Mavrovës 25.
- Post By Sara Ademi
- 09:04, 19 dhjetor, 2024
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Në Berovë dhe Tetovë në mëngjes janë matur -3 gradë Celsius, në Vinicë dhe Krushevë 3 gradë, ndërsa lartësia e shtresës së dëborës në orën 07:00 në Kodrën e Diellit është 34 centiemtra, ndërsa në Hanet e Mavrovës 25.
Në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Strumicë janë matur -2 gradë, -1 në Demir Kapi, Kumanovë, Veles, Dibër dhe Hanet e Mavrovës, 0 në Zajçev Rid, Ohër, Pretor, Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Kavadar dhe Gjevgjeli.
Moti gjatë natës dhe në mëngjes është me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Në mëngjes nga veriu vranësira po ulet, ndërsa paraqitje të mjegullës me dukshmëri të ulur ka në Demir Kapi, deri në 50 metra dhe në pjesën lindore të Luginës së Shkupit deri në 300 metra.
Moti sot paradite nëpër lugina të veçanta do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 8 deri në 16 gradë.
Në Shkup paradite në disa pjesë të luginës ka paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe erë të lehtë jugore. Temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s