• e hënë, 01 korrik 2024

Në Berovë deri në orën 9 kanë votuar 895 votues nga gjithsej 10.421 persona

Në Berovë deri në orën 9 kanë votuar 895 votues nga gjithsej 10.421 persona

 Berovë, 8 maj 2024 (MIA)  - Në Berovë sot votojnë 10.421 votues me të drejtë vote. Siç informuan nga Komisioni Komunal Zgjedhor, deri në orën 9 në Berovë të drejtën e tyre e kanë realizuar 895 votues.

 Në këtë komunë dje  të drejtën e votimit nga 258 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në kushte shtëpie kanë votuar 249 persona.

 "Në kuadër të votimit është votuar edhe në Shtëpinë e Pleqve ku nga 28 persona që qëndrojnë në institucion, të cilët janë nga disa qytete, kanë votuar gjithsej 24 persona, ndërsa 4 fletëvotime kanë qenë të pashfrytëzuara", informuan nga KKZ Berovë.

 Në Berovë votohet në gjithsej 16 vendvotime, ndërsa vendvotimet janë hapur me kohë. Votimi, siç shtojnë nga KKZ-ja, po zhvillohet pa probleme.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR