• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Berlin mbahet Samiti për të forcuar lidhjet ekonomike midis Afrikës dhe G20

Në Berlin mbahet Samiti për të forcuar lidhjet ekonomike midis Afrikës dhe G20

Berlin, 20 nëntor 2023 (MIA) - Liderët e 13-të vendeve afrikane janë në Berlin në Samitin që ka për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve afrikane dhe Grupit të 20 ekonomive lidere botërore (g20), raporton Bi-Bi-Si.

Në Samit marrin pjesë krerët e Beninit, Burkina Fasos, Republikës Demokratike Kongo, Bregut të Fildishtë, Egjiptit, Etiopisë, Ganës, Guinesë, Marokos, Ruandës, Senegalit, Togos dhe Tunizisë, si dhe të Kenias dhe Nigerisë, vende me statusin e vëzhguesit. 

Presidenti i Kenias, Uiliam Ruto tha se qëllimi i iniciativës, ndër të tjera, është mundësi për punësim të kenianëve në Gjermani, në kushte të rritjes së papunësisë në vendin e tij.

Kancelari gjerman Olaf Sholc, i cili i vizitoi Kenian dhe Nigerinë para disa muajsh, ka shfaqir interesim për rritjen e investimeve në Afrikë, veçanërisht në sektorët kryesorë të mineraleve dhe 'energjisë së gjelbër'.

Presidenti i Kenias dje njoftoi se Sholc "i ka premtuar se do t'i japë 200.000 vende pune. Duhet ta shfrytëzojmë atë mundësi", tha Ruto. qa/mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR