• e diel, 24 nëntor 2024

Në Beograd nënshkruhet Program për bashkëpunim në kulturë midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Në Beograd nënshkruhet Program për bashkëpunim në kulturë midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë
Shkup, 2 shtator 2022 (MIA) – Ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministrja serbe dhe zëvendëskryeministre e Qeverisë së Serbisë Maja Gojkoviq në Beograd, në margjinat e Samitit “Ballkani i Hapur”, e nënshkruan Programin për bashkëpunim midis Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë për periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2025. "Programi është vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e kulturës që ushqejnë të dyja vendet, në nivel institucional dhe joinstitucional. Programi perfeksionohet dhe pasurohet me çdo version të ri që nga Marrëveshja e vitit 1997 e nënshkruar nga të dyja vendet në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit”, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska. Të dy ministret janë të mendimit se në këtë mënyrë arrihen rezultate të forta në zhvillimin dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, fqinjësisë së mirë, marrëdhënieve miqësore dhe besimit në kulturë, kumtoi Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska ishte pjesë e delegacionit qeveritar të Samitit "Ballkani i Hapur" në Beograd. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR