Në autostradën Tetovë – Shkup është goditur dhe mbytur një ari
- Policia e Tetovës informon se një shofer i moshës 21 vjeçare me makinën e tij ka goditur dhe mbytur një ari dhe në këtë rast është lënduar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:54, 27 mars, 2023
Tetovë, 27 mars 2023 (MIA) - Policia e Tetovës informon se një shofer i moshës 21 vjeçare me makinën e tij ka goditur dhe mbytur një ari dhe në këtë rast është lënduar.
Në SPB Tetovë, ngjarja është raportuar rreth 40 minuta pas mesnate, ndërsa ka ndodhur në autostradën Tetovë – Shkup.
"Është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të Karpallakut, automjeti “volksvagen polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 21-vjeçari V.I. nga Sedllarca, Komuna e Vasilevës, ka goditur dhe mbytur një ari. Nga aksidenti shoferi ka marrë lëndime dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor", informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.
Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer ekipi nga nga Sektori i Punëve të Brendshme të .Tetovës. ar/
Foto: Arkivi i MIA-s