Në autostradën Milladinovc - Kumanovë, te Okta për shkak të dy aksidenteve në rrugë automjetet qarkullojnë në një korsi
- – Ka përfunduar mbikëqyrja e policisë në seksionin Dellëdrovc ku për shkak të dy aksidenteve në rrugë, një pjesë e autostradës Milladinovc – Kumanovë ishte e mbyllur për komunikacion, njoftoi MPB. Komunikacioni edhe për automjetet e udhëtarëve dhe të mallrave për momentin zhvillohet në një korsi.
- Post By Fitore Curri
- 20:12, 17 dhjetor, 2024
Kumanovë, 17 dhjetor 2024 (MIA) – Ka përfunduar mbikëqyrja e policisë në seksionin Dellëdrovc ku për shkak të dy aksidenteve në rrugë, një pjesë e autostradës Milladinovc – Kumanovë ishte e mbyllur për komunikacion, njoftoi MPB. Komunikacioni edhe për automjetet e udhëtarëve dhe të mallrave për momentin zhvillohet në një korsi.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në lokacionin e njëjtë ka pasur dy aksidente komunikacioni në të cilat nuk ka persona të lënduar.
Në aksidentin e parë siç bëri të ditur MPB morën pjesë tri vetura, në të dytin dy.
Gjatë kohës së mbikëqyrjes komunikacioni i automjeteve të mallrave ishte rikahëzuar drejt Milladinovcit, ndërsa për automjetet e udhëtarëve zhvillohej me vështirësi në një korsi. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s