• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në atmosferë të zhurmës dhe ofendimeve Kuvendi shqiptar e miratoi Ligjin për investime strategjike

Në atmosferë të zhurmës dhe ofendimeve Kuvendi shqiptar e miratoi Ligjin për investime strategjike

Tiranë, 7 mars 2024 (MIA) - Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë për vetëm pak minuta ka përfunduar në skenarin tashmë të parë, me të bërtitura, fishkëllima, ofendime nga demokratët opozitarë.

Përkundër zhurmës në sallë, deputetët e shumicës në pushtet miratuan disa ligje, ndër to edhe Ligjin për investimet strategjike.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila drejtoi seancën, kritikoi deputetët e opozitës për kaosin dhe pengesat e punës në Kuvend.

"Pavarësisht kësaj situate, ne jemi të detyruar të vazhdojmë. Më vjen shumë keq që po vazhdojmë në të njëjtën mënyrë si shumë seanca më parë", tha Felaj.

Deputeti Gazment Bardhi e ka akuzuar Felaj se ka falsifikuar votën, pasi sipas tij nuk ka pasur kuorum, për të cilën ajo është përgjigjur se ka kuorum dhe se “qëllimi i deputetëve të opozitës është prishja e seancës”.

Deputetët demokratë të opozitës prej disa muajsh kanë bllokuar rrjedhën normale të seancave, për të cilat Këshilli i etikës i ka përjashtuar nga puna, në një periudhë ndryshe kohore. mb/

Foto. printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR