• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Athinë filloi Konferenca Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të "Institutit Aleksis Cipras" dhe "Fondacionit Zaev"

Në Athinë filloi Konferenca Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të

Athinë, 17 qershor 2024 (MIA) - Me rastin e gjashtëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ish-kryeministri Zoran Zaevi dhe Aleksis Ciprasi, përmes "Fondacionit Zaev" dhe "Institutit Aleksis Cipras" sot dhe nesër në Athinë organizojnë Konferencë Ndërkombëtare dyditore mbi Paqen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, në të cilën në të njëjtën kohë do t'i ndahet edhe mirënjohje ndërmjetësit në bisedimet për emrin Metju Nimicit, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

 Konferenca do të mbahet sot dhe nesër në Konservatorin në qendër të Athinës, ndërsa do të mbahen gjithsej tetë panel diskutime, dy prej të cilave i referohen Ballkanit, dy zhvillimeve rajonale dhe rolit të organizatave ndërkombëtare në promovimin e paqes, dy për të ardhmen e Evropës dhe përballjen me të djathtën ekstreme dhe një për krizën klimatike dhe agjendën e gjelbër dhe për atë evropiane dhe ekonominë greke.

 Është planifikuar edhe pjesëmarrja e shefave të organizatave ndërkombëtare, kryeministrave, eurokomisionerëve, përfaqësuesve qeveritarë, ish-presidentëve, kryeministrave dhe ministrave të punëve të jashtme, si dhe përfaqësuesve të partive nga i gjithë spektri demokratik me theks në forcat e qendrës së majtë, të majtë dhe progresive.

 Nga vendi ynë, do të marrin pjesë ish-kryeministri Zoran Zaevi dhe Vllado Buçkovski dhe ish- ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-zëvendëkryeministër Nikolla Dimitrovi, si dhe ish ministri Venko Filipçe. 

 Përveç kësaj, ndër të tjera, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak, ish-presidenti francez Fransoa Oland, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ish-kryeministri i Suedisë dhe Greqisë, Stefan Lofven dhe Jorgos Papandreu, ish- kryetari i PE-së Martin Sholc, ish-shefi i diplomacisë greke Nikos Koxijas, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, si dhe prefektët e Athinës dhe Stambollit, ndërsa ndihmës sekretari i shtetit për resurse energjetike të SHBA-së dhe ish-ambasador amerikan në Greqi, Xhefri Pajat do të marrë pjesë onlajn. 

 Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antoni Gutereshi do të përcjellë videomesazh në prag të dhënies së "Çmimi i Prespës" për  përfaqësuesin special të KB-së në bisedime Metju Nimic, i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm në konferencë. 

 Pasdite, nënshkruesit e Marrëveshjes së Prespës Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, së bashku me ndërmjetësuesin dhe komisionerin e zgjerimit Han, i cili do të kyçet onlajn do të diskutojnë për negociatat, për zbatimin e marrëveshjes gjashtë vjet më vonë dhe nëse Prespa është model për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, ndërsa përsëri sonte, Cipras dhe Zaev, do të diskutojnë për Marrëveshjen e Prespës. 

 Ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras të premten, përmes Fejsbukut edhe zyrtarisht promovoi Institutin e ri që mban emrin e tij, dje u hap edhe faqja zyrtare, dhe Konferenca Ndërkombëtare është ngjarja e parë publike.

 "Kemi ambicie që Konferencën Ndërkombëtare ta organizojmë çdo qershor së bashku me "Fondacionin Zaev", me qëllim ta promovojmë mesazhin për paqe dhe bashkëpunim të popujve, për të thelluar dialogun, por edhe për të theksuar idetë progresive, zgjidhje dhe konvergjenca për sfidat e mëdha të kohës sonë", ka shkruar Cipras të premten dhe në të njëjtën kohë publikoi posterin zyrtar të konferencës, i cili është vepër e artistit grek dhe të njohur ndërkombëtarisht, Janis Psihopedis.

 Ish kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në kolumnën e përbashkët për "Euroaktiv" senacën e kaluar i bënë thirrje Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtare që të bëjnë të qartë se pajtueshmëria me Marrëveshjen e Prespës është rruga e vetme e vendit drejt procesit të anëtarësimit në BE, mbështetjen e para-anëtarësimit dhe mobilizimin ekonomik.

 Caktohet, por edhe protestë e ndaluar gjatë konferencës

 Paralelisht me konferencën, për orët e pasdites ishte caktuar edhe protestë kundër Marrëveshjes së Prespës para Konservatorit në qendër të Athinës, ku edhe do të mbahet, megjithatë, nga policia greke njoftuan se ndalohet tubimi konkret, si dhe çdo protestë tjetër në zonën e gjerë në periudhën nga ora gjashtë e mëngjesit të sotëm deri në orën gjashtë të mëngjesit të së mërkurës.

 "Ndalesa e mësipërme është shqiptuar, sepse paraqet rrezik serioz për sigurinë publike, ndërkohë që ekziston një kërcënim serioz i prishjes së jetës socio-ekonomike në zonën specifike, qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, funksionimin e infrastrukturës dhe objekteve komunale në vendin ku mbahet", njoftuan nga policia.

 

Protestën e kanë organizuar të ashtuquajturit Konfederata Botërore e Shoqatave Pan-Maqedonase, duke kërkuar që të anulohet Marrëveshja e Prespës dhe të porosisin se “Maqedonia është një dhe është greke”. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR