• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Ambasadën e Serbisë në Shkup është hapur Libri i zisë për fatkeqësinë në Novi Sad

Në Ambasadën e Serbisë në Shkup është hapur Libri i zisë për fatkeqësinë në Novi Sad

Shkup, 2 nëntor 2024 (MIA) - Ambasada e Republikës së Serbisë në Shkup kumtoi se në hapësirat e saj, në rr. "Pitu Guli" 8, për opinionin do të hapet Libri i zisë për tragjedinë që ndodhi dje në Novi Sad.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t'i shprehin ngushëllimet e veta në Librin e zisë prej sot deri më 4 nëntor, prej orës 12 deri në orën 18.

Për shkak të fatkeqësisë në të cilën nga shembja e çatisë në Stacionin hekurudhor në Novi Sad jetën e humbën 14 njerëz, Qeveria e Serbisë, ditën e sotme, 2 nëntor 2024, e shpalli Ditë zie në Serbi. ab/

MIA Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR