Në aksidentin në Manastir humbi jetën një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas norvegjez
- Pasdite në aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në aksin rrugor A3 – Manastir – Prilep, jetën e humbën dy persona.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:38, 21 shkurt, 2023
Manastir, 21 shkurt 2023 (MIA) - Pasdite në aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në aksin rrugor A3 – Manastir – Prilep, jetën e humbën dy persona.
Në aksident janë përfshirë automjeti “Citroen Ksara”, me targa të Prilepit, i drejtuar nga 44-vjeçari banor i Prilep, P.V., dhe automjeti “Citroen C1”, me targa të Manastirit, i drejtuar nga një 64 vjeçar shtetas norvegjez Z.R. me të cilin ka udhëtuar norvegjezja A.E. (49).
Në aksident nga lëndimet në vendngjarje kanë vdekur të dy shoferët, ndërsa A.E. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir.
Ekspertizë në vendin e aksidentit kryeu ekipi hetimor i SPB Manastir, në prani të prokurorit publik.
Qarkullimi në relacionin Manastir – Prilep pas disa orë ndërprerje, është normalizuar në orën 19:25. ar/
Foto: Arkivi i MIA-s