• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Afganistan u rrëzua një aeroplan me gjashtë persona që fluturonte nga India në Moskë

Në Afganistan u rrëzua një aeroplan me gjashtë persona që fluturonte nga India në Moskë

Kabul, 21 janar 2024 (MIA) - Një aeroplan civil rus “Falkon 10” është rrëzuar mbrëmë në veri të Afganistanit, ndërsa sipas informacioneve fillestare, në aeroplan ka pasur katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy udhëtarë, transmetojnë mediat ruse.

Mediat britanike transmetojnë se policia afgane ka marrë informacione për rrëzimin e një aeroplani në provincën Badakshan, në një zonë malore të paarritshme. Deri më tani ato nuk e kanë konfirmuar llojin e aeroplanit, shkakun e rrëzimit apo viktimat, mirëpo kontrolli ajror rus publikoi se bëhet fjalë për një aeroplan "Daso Falkon 10" që fluturonte nga India në Moskë.

Aeroplani ndaloi komunikimin mbrëmë derisa ishte në hapësirën ajrore afgane, afër kufirit me Taxhikistanin, dhe u zhduk nga ekranet e radarëve, njoftoi sot Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror në kanalin e saj Telegram.

"Sipas të dhënave të para, në aeroplan kanë qenë gjashtë persona – katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy udhëtarë”, theksohet në kumtesën.

Kërkimi për aeroplanin është në vazhdim, ndërsa Rosavijacia është në kontakt me autoritetet e aviacionit të Afganistanit dhe Taxhikistanit. ls/ 

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR