• e premte, 27 dhjetor 2024

Në afërsi të fshatit Helshan shpëtohet një turist holandez me këmbë të thyer

Në afërsi të fshatit  Helshan shpëtohet një turist holandez me këmbë të thyer

 Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Shërbimi i shpëtimit malor dje nga rrethina e fshatit Helshan ka nxjerrë një turist holandez me këmbë të thyer dhe më pas i është dorëzuar ekipit të Ndihmës së Shpejtë nga Ohri.

 "Shërbimi i shpëtimit malor nga ora 13:40 deri në ora 15:00   ka kryer operacion shpëtimi në territorin e Komunës së Ohrit. Është realizuar shpëtimi i një turisti holandez të lënduar nga rrethina e fshatit Hlshan, i cili kishte thyer këmbën dhe i është dorëzuar ekipit të Ndihës së Shpejtë nga Ohri", njoftoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

 Personi është transportuar në spitalin "Shën Erasmus" në Ohër për trajtim të mëtutjeshëm.

Nga QMK përkujtojnë  që të gjitha rastet urgente të raportohen në numrin e vetëm për raste urgjente 112, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. Njëkohësisht, QMK informon se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin, ndërsa edhe për reagimin gjatë rasteve urgjente.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR