• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Çashkë për të tretën ditë bllokada për shkak të hapjes së paraleles në gjuhën shqipe

Në Çashkë për të tretën ditë bllokada për shkak të hapjes së paraleles në gjuhën shqipe

Veles, 26 janar 2024 (MIA) - Të pakënaqur që protesta para ndërtesës së shkollës e cila nga 22 nëntori i vitit të kaluar, nuk dha rezultat, gjegjësisht pasi nuk janë dëgjuar nga institucionet kompetente, prindërit e nxënësve nga SHFK "Todor Janev" nga Çashka, të cilët janë kundër formimit të paraleles në gjuhën shqipe në shkollën e tyre, ata tashmë për të tretën ditë nga ora 7 deri në 10 të mëngjesit në mënyrë paqësore po bllokojnë qasjet në komunë, në dy vende përballë galerisë së hekurudhave në hyrje të Çashkës dhe në urën e Topolkës në drejtim të fshatrave Otishtino dhe Orizare e Epërme.

Për të dytën ditë nga ora 7 deri në 10 kanë bllokuar në mënyrë paqësore punën e Komunës së Çashkës. Njëkohësisht, për shkak të bllokadës së rrugëve tashmë për të tretën ditë me rradhë në shkollë në Çashkë nuk vijnë me furgona as fëmijët nga paralelja shqiptare në klasën e parë dhe nxënësit e tjerë nga nacionaliteti shqiptar nga klasat më të larta, të cilët janë nga fshatrat në komunën Çashkë, ndërsa të cilën deri më tani edhe vetëm rrinin në klasat por nuk kishin mësim, informoi për MIA-n Cveta Peshoska nga Këshilli i prindërve.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdojnë me bllokadë paqësore edhe të hënën duke bllokuar edhe institucionet tjera të rëndësishme për punën e Komunës. Fëmijët e nacionalitetit maqedonas nga SHFK "Todor Janev" në Çashkë nuk e vijojnë mësimin që nga fillimi i protestave më 22 nëntor të vitit të kaluar dhe nuk vazhduan as në gjysmën e dytë të vitit.

Peshovska thekson se nuk janë kundër që fëmijët e nacionalitetit shqiptar të mësojnë në shkollë, por që të jetë në paralele të përbashkëta me fëmijët e tyre në gjuhën maqedonase, siç ka qenë më parë.

Ata propozojnë një paralele të veçantë për gjuhë shqipe për nxënësit e klasës së parë të hapet në një shkollë tjetër rajonale në komunën Çashkë ku banorët janë me nacionalitet shqiptar, por jo edhe në Çashkë ku nuk ka asnjë banor të regjistruar nga nacionaliteti shqiptar.

Ndryshe, ajo informon se protesta është paralajmëruar në SPB Veles dhe se policia e ka siguruar për të tretën ditë pa asnjë incident.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, një muaj më parë iu përgjigj kërkesave të tyre se shkolla i ka plotësuar të gjitha kushtet për formimin e paraleles në gjuhën shqipe dhe ka paralajmëruar se do të bëjë përpjekje për ndryshimin e statutit të shkollës SHFK "Todor Janev" në Çashkë, e cila është në mësim në gjuhën maqedonase. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR