• e hënë, 30 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" dhe "Pelince" pritet rreth dy orë për hyrje dhe dalje nga shteti

Në
Shkup, 13 gusht 2022 (MIA) - LAMM kumtoi se në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Pelince" pritet rreth dy orë për hyrje dhe dalje nga shteti. Në "Bogorodicë" koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth gjysmë ore, përderisa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata. Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa intensiteti i drejtimeve rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht vlen për akset Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR