• e enjte, 26 dhjetor 2024

Myslimanët festojnë Fitër Bajramin

Myslimanët festojnë Fitër Bajramin

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Besimtarët e besimit islam në vend, por edhe në mbarë botën, sot festojnë festën e Ramazan Bajramit, i cili konsiderohet një nga pesë shtyllat e Islamit dhe festë për pastrim shpirtëror dhe fizik.

Ramazan Bajrami vjen pas një muaji agjërimi të rreptë, në të cilin besimtarët përmbahen nga ushqimi dhe pijet prej mëngjesi deri në mbrëmje. Në të gjitha xhamitë sot falet namazi i Bajramit. Pas faljes së sabahut, besimtarët vizitojnë varrezat e të afërmve të tyre.

Ramazani, muaji i nëntë në kalendarin islamik, është muaji kur vargjet e para të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1400 vjet më parë.

Gjatë agjërimit të Ramazanit, besimtarët myslimanë janë të obliguar të japin sadakatul-fitr, lëmoshë për të varfrit. Fitri duhet të jepet para namazit të Bajramit të sabahut, e nëse dikush nuk e bën atë, është i detyruar ta japë fitrin gjatë vitit.

Ramazani-Bajrami është një ditë kur fuqia e të pasurve takon dobësinë e të varfërve në dashuri, mëshirë dhe drejtësi. Një ditë kur të varfërit gëzohen në komoditetet e jetës, një ditë kur të afërmit takohen në hirësi dhe konsideratë për njëri-tjetrin, një ditë kur muslimanët bashkohen në lutje dhe vizita të ndërsjella, një ditë kur miqtë ringjallin urat e dashurisë dhe elementet e njohjes, një ditë kur shpirti fisnik fal gabimet e të tjerëve dhe ribashkohet pas ndarjes.

 

Me rastin e festës së nesërme të Fitër Bajramit, urim deri te besimtarët mysliman ka dërguar kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Reisul Ulema Shaqir Fetai me dëshirat “duke lutur Allahun e Madhëruar që me mëshirën e tij të pranojë të gjitha lutjet tona, agjërimin dhe gjitha veprat tona të kryera gjatë muajit të shenjtë”.

"Në këto ditë festive të Fitër Bajramit do ta falënderojmë Allahun xh.sh. për atë që na e mundësoi të agjërojmë Ramazanin, do ta falënderojmë për të mirat që na i ka dhënë! Por, të mos harrojmë: në gëzimet tona t’i përfshijmë edhe njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame. Prandaj, në fund të Ramazanit na është bërë obligim dhënia e Sadakatul Fitrit, për të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë se me dhënien e Sadekatul Fitrit ne pastrojmë agjërimin tonë nga fjalët e tepërta. Po ashtu, me dhënien e Fitrit ne i mëkëmbim dhe përforcojmë institucionet e thirrura për përhapjen e mësimeve islame si dhe ndihmojmë personat në nevojë", thuhet në urimin e Fetahut.

По повод утрешниот празник Рамазан (Фитр) Бајрам честитка до верниците од исламска вероисповед упати поглаварот на ИВЗ, реисул улема, Шаќир Фетаи, со желби и „молејќи го Семоќниот Алах со Сво

Në këtë ditë të gëzimit të Fitër Bajramit, thekson ai në urim, me zemra të pastra i drejtohemi Allahut të Gjithëmëshirshëm që të na japë fuqinë imanit, guximin e faljes dhe të pajtimit, buzëqeshjen me të tjerët, për të hapur rrugët e shpresës për të ardhmen, duke qenë të vendosur në rrugëtimin tonë për të kultivuar një të tashme dhe të ardhme edhe më të ndritur; t’u japë gëzim dhe shpresën në zemrat e tyre skamnorëve, jetimëve, njerëzve me telashe fiziko-shpirtërore, me qëllim që sot dhe gjithmonë në jetë të jemi të lumtur dhe të gëzuar, e mbi të gjitha – falënderues ndaj të Madhit Zot.

"I drejtohemi të Lartmadhëruarit me lutje që t`na i pranojë të gjitha veprat e mira, të gjitha lutjet dhe ibadetet që i kemi kryer gjatë Muajit të Ramazanit. Po ashtu i drejtohemi Krijuesit të Gjithësisë me lutje që në botë të ndërpriten të gjitha konfliktet e armatosura, gjithandej të mbretërojë paqa, sepse vetëm në paqe njerëzimi mund të ec përpara drejt zhvillimeve të reja, për të mirën e të gjithë njerëzve, pa dallim race, gjinie, konfesioni apo etnie. Ku do që të jeni, më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame, organeve, enteve dhe institucioneve fetare-arsimore të saj si dhe në emrin tim t’ju shprehim urimet më të përzemërta, duke iu lutur Allahut fuqiplotë që t’i pranojë me mëshirën e tij të gjitha ibadetet tona, agjërimin tonë, të gjitha veprat tona të bëra gjatë muajit Ramazan. E gëzofshi Fitër Bajramin", thekson në mesazhin e tij kreu i BFI-së.

Dita e parë e Fitër Bajramit është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR