• e shtunë, 23 nëntor 2024

Murtezi: Çështja për formimin e akademisë shqiptare është e ndjeshme, por "Vlen" nuk do t'i përshtasë angazhimet për shkak të komforit personal në Qeveri

Murtezi: Çështja për formimin e akademisë shqiptare është e ndjeshme, por

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Kemi mirëkuptim për qëndrimin e partnerëve tanë, sepse çështja për formimin e Akademisë shqiptare është e ndjeshme, por qëllimi ynë si koalicion nuk është që të dërmtojmë politikisht partnerët tanë të koalicionit, por edhe ta zbatojmë atë që e kemi premtuar tek votuesit, deklaroi sot në konferencë për shtyp, Bashkim Murtezi nga Koalicioni "Vlen".

Theksoi se Koalicioni nuk do t'i përshtasë angazhimet programore për shkak të, siç tha, komoditetit personal në Qeveri, sepse sipas marrëveshjes për formimin e qeverisë, thotë, duhet të ngrihen nisma për çështje, që e sensibilizojnë lartë njërin opinion dhe të gjenden zgjidhje të përbashkëta.

"Nuk do t'i përshtasim angazhimet tona programore për hir të komoditetit personal në Qeveri. Marrëveshja për formimin e qeverisë është e qartë, për çështje të caktuara që sensibilizojnë shumë opinionin, siç është përfaqësimi i drejtë në institucionet për shqiptarët apo çështja e një akademie shqiptare për maqedonasit, të ngrisim iniciativa dhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Kështu funksionon çdo qeveri demokratike e përbërë nga parti me përkatësi të ndryshme ideologjike dhe politike", tha Murtezi.

Formimi i Akademisë shqiptare, shtoi është reflektim i gjendjeve të caktuara negative në vend, për shkak të të cilave, në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët.

Thoni se kemi mirëkuptim për partnerët tanë të koalicionit, por megjithatë edhe VMRO-DPMNE dhe ZNAM janë kundër, sepse ndoshta nuk kërkohet ndonjë mënyrë për përfaqësim më të madh të, siç thonë shqiptarëve në ASHAM...? Atje akademikët e kombësisë shqiptare thonë se ndoshta kjo është zgjidhje më e mirë.

Në pyetjen e gazetarëve pse nuk kërkohet mënyrë për, siç thonë, përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në ASHAM dhe nëse ndoshta nisma e këtillë e Vlen i rrezikon raportet me partnerët e koalicionit, Murtezi thotë se "nuk ka asnjë rrezikim në Qeveri".

"Nuk ka asnjë kërcënim për marrëdhëniet në Qeveri. Çdo iniciativë që çon në drejtim të përmirësimit të kushteve në vend, duke përfshirë edhe veprimtarinë akademike të shqiptarëve në Maqedoni, nuk paraqet rrezik për asnjë shoqëri. Ne nuk refuzojmë asnjë iniciativë. Kjo iniciativë për themelimin e Akademisë së shqiptarëve në Maqedoni, e kemi thënë edhe në vetë fjalimin se kjo është një iniciativë dhe zgjidhja do të gjendet bashkë me të gjithë", tha Murtezi.

Qëllimi ynë, shtoi, nuk është formimi i një institucioni paralel, duke e theksuar shembullin me Universitetin Shtetëror të Tetovës.

"Nëse shikojmë në vitet prapa çdo nismë ndoshta në shikim të parë dukej se është paralele. Kështu ishte edhe me formimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës ku kishte rezistencë nga opinioni, por sot jemi koshient dhe dëshmitarë se në Universitet stuojnë edhe maqedonas, kështu që nuk ka ndarje, por ngrit institucione më të mëdha në këtë drejtim", tha Murtezi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR