• e martë, 24 dhjetor 2024

Murtezani: Zgjedhje të parakohshme, duke pasur Qeveri stabile, janë deklarata joserioze për politikë ditore

Murtezani: Zgjedhje të parakohshme, duke pasur Qeveri stabile, janë deklarata joserioze për politikë ditore

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani nuk sheh shkak për zgjedhje të reja të parakohshme së bashku me ato lokale, pasi ka qeveri stabile. Sipas tij, këto janë deklarata joserioze  nga ana e BDI-së për politikë ditore.

"Nuk shohim kurrfarë arsye për zgjedhje, duke marrë parasysh se Qeveria ka pothuaj shumicë prej dy të tretave. Së pari, nuk ka asnjë lëkundje Qeveria, asnjë krizë të vetme që zgjedhjet e ardhshme lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare. Lidhur me përfshirjen e Ahmetit dhe BDI-së në gjithë këtë rrëfim, kjo shumë më ngjan si kur ishim në shkollë fillore dhe kur disa vetëm një herë në muaj mësonin një mësim dhe kur profesori pyet se kush është i përgatitur, sytë ia nxjerrnin profesorit se janë të gatshëm për atë ditë. Ashtu që, mendoj se ato deklarata janë joserioze dhe janë deklarata që kërkojnë vëmendje, pasi qartë se nuk janë mësuar të jenë në opozitë", tha sonte Murtezani më emisionin "Top Tema" në televizionin Tellma.

Lidhur me Raportin e KE-së për përparimin e shtetit, Murtezani thotë se në përgjithësi fotografia është pasqyruar me vitin paraprak me korrigjime të vogla lidhur me politikat bujqësore, peshkimin...

"Sado që qeveritë politike shërbehen me politikë ditore, mendoj se raporti bëhet për shtetin dhe të gjitha rekomandimet janë në favor të shtetit. Raporti nuk vlerëson punën e Qeverisë, por punën e institucioneve shtetërore dhe të sistemit në përgjithësi. Dhe për këtë duhet të shikojmë se çfarë kemi trashëguar, çfarë duhet përmirësuar dhe ku mund të arrijmë", thotë Murtezani.

Paralajmëron onlajn platformë, ku në bazë ditore do të ndiqet implementimi i reformave nga agjenda e reformave, e harmonizuar me BE-në. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR