Murtezani - Tiganj: Thellimi i partneritetit, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut
- - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj.
- Post By Fitore Curri
- 13:22, 30 shtator, 2024
Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj.
Në takim, siç informon Ministria e Çështjeve Evropoiane, ata riafirmuan miqësinë e gjatë dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, poashtu shqyrtuan mundësitë e ardhshme për bashkëpunim dy palësh.
"Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të partneritetit, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian", thuhet në kumtesë.
Ministri Murtezani nënvizoi rolin e Kroacisë si partner kyç në zhvillimin e projekteve të përbashkëta dypalëshe, me theks të veçantë në negociatat e aderimit. Ai iu referua nxitjes së bashkëpunimit nëpërmjet mekanizmave tashmë të krijuar si Twining dhe TAIEX dhe vuri në dukje se Kroacia mbetet partneri ynë më i madh në projektet Twining, përkatësisht në fusha të tilla si sundimi i ligjit, ndryshimet klimatike, mjedisi jetësorë dhe siguria e aviacionit.
"Murtezani dhe Tiganj diskutuan modalitetet për formalizimin e bashkëpunimit të thellë dypalësh, përmes asistencës teknike dhe të ekspertëve, e cila do të sigurojë një dialog të strukturuar dhe të vazhdueshëm me institucionet kroate, duke patur parasyshë përvojën e suksesshme integruese të Kroacisë si vendi i fundit anëtar i Bashkimit Evropian", qëndron në kumtesë.
Nga Ministria e Çështjeve Evropiane theksojnë se në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit, pranimi i Maqedonisë së Veriut në INTERREG Adrion, INTERREG Euro-Med, URBACT IV dhe INTERREG Europe hap mundësi të reja për bashkëpunimin trans-rajonal. Këto programe ofrojnë një gamë të gjërë angazhimi për pjesëmarrësit nga institucionet nacionale, organizatat joqeveritare, sektori i biznesit dhe institucionet arsimore, thuhet në kumtesë. fc/
Fotografia: Ministria e Çështjeve Evropiane