• e enjte, 26 dhjetor 2024

Murtezani: Synimi për të qenë pjesë e familjes evropiane nuk është vetëm harmonizimi me standardet e BE-së, por edhe zbatimi aktiv i tyre

Murtezani: Synimi për të qenë pjesë e familjes evropiane nuk është vetëm harmonizimi me standardet e BE-së, por edhe zbatimi aktiv i tyre

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) -Ministri për Çështje Evropiane sot kishte fjalën e tij hyrëse në hapjen e Shkollës verore ndërkombëtare ballkanike “Ballkani dhe politika globale”, në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, me ç'rast iu referua kompleksitetit të sfidave politike globale, duke e ndjekur qëllimin tonë strategjik të euro-integrimit.

Siç kumtuan nga Ministria, Murtezani në fjalimin e tij i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se pozita unike e Ballkanit shpesh herë vendos fokusin në ngjarjet e rëndësishme globale, dhe jo rastësisht cilësohet si zemra apo udhëkryqi i Evropës

“Qëllimi ynë është që të jemi pjesë e familjes evropiane, jo vetëm harmonizimi i standardeve të BE-së, por edhe aplikimi i vlerave evropiane, si shtylla përmes të cilave duam ta ndërtojmë të ardhmen e vendit dhe të rajonit. Ballkanin e shohim si rajon me të ardhme të ndërsjella, ku bashkëpunimi në infrastrukturë, inovacionet digjitale dhe projektet energjetike mund të krijojë sinergji të fuqishme për rritjen rajonale dhe stabilitet”- potencoi Murtezani.

Mes tjerash Ministri Murtezani në fjalën e tij iu referua edhe Planit të rritjes të BE-së të Ballkanit Perëndimor që është në korrelacion thelbësor me qëllimet strategjike përmirësimin cilësor të statusin socio-ekonomik, respektivisht rritje të dukshme të standardit jetësor të qytetarëve.

 

Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është i rëndësisë së veçantë, Ballkani Perëndimor vetëm i unifikuar mund ta forcoj zërin e tij dhe të ndikojë në skenën ndërkombëtare, përpjekjet për përmirësimin e infrastrukturës, përmirësimin e ndërlidhjes digjitale dhe sigurimin e energjisë së sigurt janë të rëndësisë vitale për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kohezionit rajonal, qëndron në kumtesën. ls/

Foto: Ministria e Çështjeve evropiane

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR