• e enjte, 26 dhjetor 2024

Murtezani - Ludva: U shqyrtuan modalitetet për thellimin e bashkëpunimit lidhur me shfrytëzimin e fondeve të BE-së

Murtezani - Ludva: U shqyrtuan modalitetet për thellimin e bashkëpunimit lidhur me shfrytëzimin e fondeve të BE-së

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua edhe me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve, procesin tonë euro-integrues në kontekst të Planit të rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor - mekanizmat për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave lidhur me përafrimin drejt Unionit.

Siç qëndron në kumtesëb, Ministri Murtezani falënderoi për mbështetjen e zëshme dhe parimore të Republikës Çeke në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se Ministria për Çështje Evropiane, si institucion kompetent për koordinimin nacional të procesit euro-integrues dhe për koordinimin e ndihmës së huaj, vazhdon që të jetë në dispozicion për bashkëpunim dhe komunikim shtesë lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në projekte.

"Bashkëbiseduesit rishikuan modalitetet për thellimin e bashkëpunimit të fokusuar në shkëmbimin e përvojave lidhur me shfrytëzimin e fondeve të BE-së, negociatat për aderim në BE, zbatimin e së drejtës së BE-së etj. Ata riafirmuan komunikimin e shkëlqyer në kuadër të Tuining projekteve, duke u angazhuar për përdorimin më të madh të kapaciteteve të ekspertëve çekë në sferën e integrimeve evropiane", theksojnë nga Ministria për çështje evropiane. ls/ 

Foto: Ministria për çështje evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR