• e premte, 08 nëntor 2024

Murtezani: Brukseli nuk e sheh me optimizëm, por nuk e refuzon tërësisht propozimin për ndryshime kushtetuese me veprim të prolonguar

Murtezani: Brukseli nuk e sheh me optimizëm, por nuk e refuzon tërësisht propozimin për ndryshime kushtetuese me veprim të prolonguar

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Orhan Murtezani, thotë se Brukseli nuk e sheh me optimizëm të madh propozimin për ndryshime kushtetuese me veprim të prolonguar, por nuk e refuzon tërësisht.

"Disa herë publikisht pata thënë se ai propozim nuk shihet me optimizëm të madh në bruksel, megjithatë nuk refuzohet tërësisht. mendoj se ne duhet të institojmë në gjetjen e zgjidhjeve të cialt do të jenë të pranishme edhe nga partnerët tanë strategjik. Kjo nuk varet shumë prej tyre, por varet nga vullneti dhe angazhimi ynë për gjetje të zgjidhjeve, deklaroi Murtezani në konferencën prë shtyp me rastin "100 ditë Qeveri", për kërkesën e Qeverisë që miratimi i ndryshimeve kushtetuese të ketë veprim të prolonguar.

Në pyetjen për paralajmërimet e kryeministrit Hristian Mickoski se do të dërgohet letër me ide në BE për zgjidhje të kësaj çështjeje, Murtezani tha se këto paralajmërime të kryeminsitrit në të vërtetë janë gjetje të zgjidhjeve të reja, siç theksoi, janë në fazë të bisedimeve interne në Qeveri.

"Parlajmërimet e kryeminsitrit janë mu ato që tashmë e përmenda se po punohet në gjetjen e zgjidhjeve të reja të cilat janë në fazë të bisedimeve interne në Qeveri. Deri më tnai nuk kemi propozim final, megjithatë edhe të kemi të tillë nuk do të përshpejtojmë ta publikojmë para se të përfundojnë zgjedhjet në Bullarinë fqinje, sepse konsideorjmë se në këtë periudhë, edhe po të kemi planin më të mirë të mundshëm, nuk e dimë nëse do të jetë i pranueshëm nga ana tjetër, sepse po punohet intensivisht në gjetjen e zgjidhjeve, dhe mendoj se kjo është qasja e drejtë për më tutje", tha Murtezani.

Për përmbajtjen e letrës që do t'u dërgohej institucioneve evropiane, thotë se për momentin nuk është biseduar për përmbajtjen apo se çka saktësisht përmban.

"Do të ketë edhe disa koordinime në Qeveri së bashku me kryeminsitrin, dhe pasi që kjo do të përcaktohet në korniza të një stategjie, atëherë sigurisht se do të dërgohet dhe ndahet me opinionin. Për momentin nuk ka përmbajtje të një letre të tillë të mundshme", tha ai.

I pyetur nëse ndonjë ide mund të jetë pa ndryshime kushtetuese, ai tha se ndryshimet kushtetuese nuk janë nga Bullgaria, por  nga 27 vendet-anëtare të BE-së.

"Kjo qartë është cekur edhe në konkludimet e Këshillit. Ne po tentojmë ta mbrojmë procesin. Edhe kryeministri disa herë edhe Qeveria kanë përmendur se nuk është fare kontestuese të miratohen ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, ne dëshirojmë të jemi të sigurt se procesi më tej nuk do të jetë lëndë e bllokadave tët jera. Ne si Koalicion VLEN dhamë afat prej gjashtë muajve në të cilin Qeveria duhet të ofrojë zgjidhje për tejkalim të krizës. Akoma jemi në maujin e katërt, kur të arrijmë nga fundi do të shohim se cilat janë mundësitë dhe çka do të bëjmë më tej", tha ai.

Në prëgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse kërkohen zgjidhje tër eja me Bulglarinë apo me vendet e tjera anëtare, thotë se në të gjitha takimet me përfaqësues të alrtë në bruksel dhe vende tët jera anëtare të BE-së është kërkuar ndihmë të krijojmë vakuum për dialog.

"Për ne do të ishte më lehtë dhe më sigurt nëse i tërë ky dialog mes nesh dhe Bullgarisë lehtësohet apo mundësohet nga partnerët tanë strategjik", shtoi Murtezani.

Sipas tij, porosia kryesore nga ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është se procesi i zgjerimit është akoma i gjallë dhe se ne duhet të gjejmë zgjidhje në afat sa më të shpejtë.

Në pyetjen se çfarë garanaca presin nga BE-ja, kur sinjalet nga atje çdoherë janë të qarta dhe identike, se garanca nuk mund të merren, thotë se nëse shikohen protokollet, "ne atje konsiderojmë se ka mundësi të mëdha për bllokada të tjera".

"Dhe nëse ne si Qeveri konsiderojmë se ekziston një rrezik i tillë, dhe me tejkalimin e hapit të tanishëm, vetëm do të zhvendosim edhe një bllokadë më tej, mendoj se duhet t'i shterim të gjitha mundësitë në sigurimin e disa garancave dhe se nuk do të jemi lëndë e bllokadave të sërishme. Nuk është puna e BE-së të na garantojë diçka. Ne jemi të obliguar ta mbrojmë itneresin e shtetit dhe të qytetarëve. Nëse ne konsiderojmë se ekziston një rrezik i tillë potencial, atëherë më mirë është të përgatitemi prej tani, ta eliminojmë atë rrezik, se sa t'i miratojmë ndryshimet kushtetuese, e më pas të përballemi me bllokadë tjetër. Bllokada mund të shkaktojmë edhe vetë ne, nëse reformat në sistemin e jurisprudencës i zhvillojmë në kundërshtim me praktikën evropiane... Të gjithë ne ishim dëshmitarë se edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, madje edhe protokollet janë lëndë e interpretimeve të ndryshme nga palët e ndryshme. Edhe ne dëshirojmë të jemi të sigurt se ato interpretime të ndryshme ndonjë pozitë tjetër e ardhme e Bullgarisë, e cila do të jetë pozitë e përbashkët e BE-së. Na mbetet neve të sigurojmë, ose të sigurohemi s eprocesi nuk do të jetë sërish lëndë e bllokadave tët jera", vlerësoi Murtezani.

Kryeministri Hristian Mickoski të shtunën paralajmëroi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do t'i drejtohen dhe do të punojë me Komisionin evropian dhe me partnerët për gjetje të zgjidhjes e cila do të jetë dinjitoze dhe në pajtim me interesat nacionale. ab/

foto/video: Qeveria

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR