• e enjte, 26 dhjetor 2024

Murtezani: Është koha që BE-ja të na takojë në gjysmë të rrugës dhe ta kthejë besimin e qytetarëve

Murtezani: Është koha që BE-ja të na takojë në gjysmë të rrugës dhe ta kthejë besimin e qytetarëve

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) – Është koha që Bashkimi Evropian të na takojë në gjysmë të rrugës dhe ta kthejë besimin e qytetarëve në integrimet evropiane, theksoi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në “Forumin Ballkanik të Integrimeve 2024” (BIF2024), i cili po mbahet prej sot në Podgoricë, Mal të Zi.

“Derisa njëherë kishte entuziazëm për integrimet evropiane, tani ka pakënaqësi për ëndrrën evropiane. Për Maqedoninë dhe Ballkanin Perëndimor Bashkimi Evropian nuk guxon të shihet si qëllim iluzion. Interes strategjik i BE-së është që Ballkani Perëndimor të mos e humb interesimin”, porositi Murtezani. 

Ai theksoi se integrimet evropiane janë imperativ moral, përkushtim në paqe, demokraci dhe të ardhmen e qytetarëve. 

“Ky proces përfaqëson zgjedhje ekzistenciale e cila e riformëson shoqërinë. Besoj se procesi i integrimeve është mjet i mundshëm për transformim”, shtoi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR