• e enjte, 18 korrik 2024

Murtaja afrikane e derrave edhe në fshatin Obleshevë

Murtaja afrikane e derrave edhe në fshatin Obleshevë
Shtip, 12 gusht 2022 (MIA) - Murtaja afrikane e derrave te një derr në një vend mbarështimi  të improvizuar ose siç thotë populli në një thark është konfirmuar sot në fshatin Obleshevë të Komunës Çeshinovë-Obleshevë,  konfirmoi për MIA-n drejtuesi i Sektorit për Mbrojtje  Shëndetësore në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Vanja Kondratenko. Momentalisht ekipet e AUV janë në terren dhe po bëhet regjistrimi i derrave në një rreze prej tre kilometrash, të cilët duhet të asgjësohen në një gropë të specializuar dhe më pas për derrat në një rreze prej 10 kilometrash, të cilët duhet të dërgohen në thertore. Në një afat nga gjysmë muaji në rajonet e Makedonska Kamenicës, Koçanit, Vinicës dhe Çeshinovës-Obleshevës janë konfirmuar gjithsej gjashtë pika të nxehta të murtajës afrikane të derrave, ndërsa nga fillimi i infektimit në Dramçe të Dellçevës janë regjistruar gjithsej shtatë pika të nxehta. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR