• e shtunë, 23 nëntor 2024

Muhamed Zeqiri u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg

Muhamed Zeqiri u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Dënim me burg prej dy vjet e gjashtë muaj iu shqiptua ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Në dënimin me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. 

Sipas aktgjykimit të cilin sot e shqiptoi gjykatësja Fanka Jançullovska Mihaillovski, i dyshuari Muhamed Zeqiri ka kryer dy veprime të lidhura përmes të cilave si person zyrtar ka ndërmarrë veprim me qëllim që për tjetrin të sigurojë përfitime në pasuri. 

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, akuzohet se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa zbatuar furnizim publik, ka lidhur marrëveshje për shërbime konsulente në vlerë të përgjithshme prej thuajse një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro nga 795.000 eurot e dakorduara paraprakisht. 

Procesin e udhëhoqi gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Katerina Kolareviq. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR