• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mudis: Vlerësimi i dëmi t nga zjarret në Havai është mes katër dhe gjashtë miliardë dollarë

Mudis: Vlerësimi i dëmi t nga zjarret në Havai është mes katër dhe gjashtë miliardë dollarë

Nju-Jork, 23 gusht 2023 (MIA) - Kompania amerikane Mudis, e cila merret me analizë të rerziqeve nga katastrofat natyrore, sot kumtoi se dëmi i vlerësuar financiar nga zjarret e kohëmëparshme në Havai është mes katër dhe gjashtë miliardë dollarë.

Sektori për menaxhim me rreziqe i kësaj kompanie në raportin e vet thekson se pritet pjesa më e madhe e dëmeve të mbulohet me sigurim, në shtrirje prej rreth 75 për qind apo më shumë, transmetojnë mediumet britanike.

Presidenti amerikan, Xho Bajden dje qëndroi në Havai me bashkëshorten Xhill dhe paralajmëroi rikonstruim afatgjatë të ishullit Maui, ku 114 persona e humbln jetën në zjarre, ndërsa mbi një mijë konsiderohen të zhdukur.

Bajden tha se do të jetë me njerëzit e Mauit "sado që të nevojitet" dhe derisa nuk e ripërtërijnë atë që e shkatërroi zjarrin.

Në zjarret që e kapluan qytetin Lahaia më 8 gusht, janë shkatërruar 2.200 shtëpi dhe objekte afariste. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR