• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mucunski-Zakonjshek: Realizimi i projekteve përgjatë korridoreve 8 dhe 10 do të ndikojë drejt rrjetëzimit të vendit në trans-rrjetet transportuese evropiane

Mucunski-Zakonjshek: Realizimi i projekteve përgjatë korridoreve 8 dhe 10 do të ndikojë drejt rrjetëzimit të vendit në trans-rrjetet transportuese evropiane

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot realizoi takim me drejtorin e Komunitetit Transportues me seli në Beograd, Matej Zakonjshek.

Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në fokus të bisedave ishte theksuar përkushtimi ynë i bashkëpunimit rajonal në të gjtiha fushat nga interesi i ndërsjellë, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për Komunitetin Transportues me Ballkanin Perëndimor, i cili ka për qëllim plotësisht ta integrojë rajonin në familjen transportuese evropiane dhe ta plotësojë politikën e zgjerimit të komunitetit.

Njëkohësisht, gjatë takimit u shkëmbyen mendime rreth përpjekjeve për harmonizimin e ligjvënies vendore me ligjvënien e BE-së në rrugën drejt anëtarësimit me të drejtë të plotë, duke i marrë parasysh edhe interesat kombëtare dhe politike.

"Si vend anëtar, Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive merr pjesë në punën e organit të Komunitetit Transportues, me ç'rast duke krijuar politika dhe projekte për përmirësimin e politikës transportuese, si në nivel kombëtar ashtu edhe rajonal. Realizimi i projekteve përgjatë dy korridoreve, Korridori 8 dhe Korridori 10, plotësisht do të ndikojë drejt rrjetëzimit të vendit në rrjetet transportuese trans-evropiane", është theksuar në takim, qëndron në kumtesë. sa/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme 

QËNDRONI TË LIDHUR