• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mucunski u takua me ministrin çek të Punëve të Jashtme, Jan Lipavski

Mucunski u takua me ministrin çek të Punëve të Jashtme, Jan Lipavski

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) – Në kuadër të vizitës së punës në Çeki, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka realizuar takim me ministrin çek të punëve të jashtme, Jan Lipavski. Vizita, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, e pasqyron përkushtimin tonë drejt ndërtimit të partneritet të fuqishëm, të bazuar në respekt të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta. 

Në takim të dyja palët e përshëndetën dialogun politik dinamik dhe të vazhdueshëm ndërmjet të dyja vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh i cili zgjat tashmë 30 vjet. 

“Gjithashtu, ishin shprehur angazhimet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa në këtë drejtim, përveç forumit të sotëm të biznesit, ishte iniciuar edhe një ngjarje e madhe ekonomike e cila do të jetë mundësi e shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona. Në takim u fol edhe për një varg çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë tregtinë, emigrimin, si dhe bashkëpunimin kulturor dhe arsimor”, thuhet në kumtesën e Ministrisë. 

Fokusi i bisedimeve ishte vendosur edhe në çështjet aktuale gjeopolitike, veçanërisht agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, me çka ishte paralajmëruar thellimi i bashkëpunimit në sferën e të drejtës ndërkombëtare. 

Ministri Mucunski ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qartë nga Republika e Çekisë për procesin e anëtarësimit të vendit tonë drejt BE-së, i reflektuar edhe përmes rolit të tij aktiv në Grupin e Vishegradit dhe Grupin Miqtë e Ballkanit Perëndimor. fc/

Fotografia: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme 

QËNDRONI TË LIDHUR