Mucunski u takua me Bërnabiqin dhe Momiroviqin, u konfirmua dialogu i vazhdueshëm politik pa çështje të hapura
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ishte pjesë e delegacionit qeveritar i cili po qëndron për viitë pune në Republikën e Serbisë. Në kuadër të vizitës, delegacioni realizoi takime të ndara me kryetaren e Kuvendit serb, Ana Bërnabiq dhe me ministrin e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Toma Momiroviq.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:19, 4 shtator, 2024
Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ishte pjesë e delegacionit qeveritar i cili po qëndron për viitë pune në Republikën e Serbisë. Në kuadër të vizitës, delegacioni realizoi takime të ndara me kryetaren e Kuvendit serb, Ana Bërnabiq dhe me ministrin e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Toma Momiroviq.
Fokusi qendror në të dy takimet, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ishte konfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyeshme miqësore dhe bilaterale mes dy vendeve, bashkëpunimi i frytshëm në sfera të ndryshme, si dhe dialogu i vazhdueshëm politik pa çështje të hapura.
Mucunski në takimin me kryetaren e Parlamentit serb u falënderua për mbështetjen që e mori Maqedonia e Veriut në shuarjen e zjarreve të kohëmëparshme pyjore dhe theksoi se ky akt miqësor paraqet edhe një dëshmi për solidaritetin dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy vendeve.
Në kuadër të bisedimeve, siç ceket në kumtesë, Mucunski e paralajmëroi edhe fazën e re në bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve, që do të fillojë me hapjen e Qendrës kulturore-informative (QKI) në Beograd.
Në takimin me ministrin Momiroviq, siç ceket, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme ekonomike mes dy vendeve të cilat në të ardhmen duhet të sendërtohen plotësisht.
"Duke pasur parasysh kompetencat e reja të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në takim u këmbyen përvoja dhe angazhime të dobishme për prëforcimin e lidhjeve tregtare dhe bashkëpunimit kulturor", thuhet në kumtesë. ab/
Fotо: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme