• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mucunski u takua me ambasadorin e Turqisë dhe me përfaqësuesin e UNHCR-së në vend

Mucunski u takua me ambasadorin e Turqisë dhe me përfaqësuesin e UNHCR-së në vend

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot është takuar me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj dhe me përfaqësuesin e UNHCR-së në vend, ambasadorin Gabriel Gualano de Godoj.

Siç kumtojnë nga Ministria, në takimin me ambasadorin e Turqisë, është shprehur kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që janë në frymën e miqësisë tradicionale mes dy vendeve. Njëheri, u shprehën angazhime të ndërsjella për përforcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit, si dhe për shfrytëzimin e plotë të potencialit për bashkëpunim turistik. Me këtë rast, Mucunski ka shprehur mirënjohjen e sinqertë për ndihmën që Turqia i dërgoi vendit në përballjen me zjarrin, i cili përbëhet nga një helikopter dhe dy "ertraktorë". Në mënyrë shtesë, u rikonfirmua aleanca jonë e fortë në kuadër të NATO-s dhe përpjekjet për të ruajtur stabilitetin rajonal në kushte të një konteksti të ndryshuar gjeopolitik.

Në bisedë me përfaqësuesin e UNHCR-së në vend, Mucunski theksoi se në përputhje me prioritetet e Qeverisë për mbrojtjen, promovimin dhe avancimin e të drejtave dhe lirisë së njeriut, me fokus tek personat të cilët gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare, vendi do të mbetet i përkushtuar për përmbushjen e detyrimeve nga instrumentet ndërkombëtare dhe ligjore të UNHCR-së, për zhvillimin e zgjidhjeve inovative në drejtim të menaxhimit të migracionit global.

"Gjithashtu, duke informuar për shkallën e implementimit të angazhimeve të vendit, të dhëna gjatë Forumit të parë global për refugjatët, Mucunski potencoi se vendi përmes një kornize të zhvilluar për zgjidhjen sistematike dhe parandalimin e rasteve të personave të paregjistruar, gjegjësisht personave pa dokumente, pret që së shpejti të bëhet vendi i parë në Evropë që do të çrrënjosë pashtetësinë", thuhet në kumtesë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e ndërsjellë të Zyrës së UNHCR-së me institucionet kompetente, duke shfaqur shpresë se do të vazhdojë me sukses edhe në të ardhmen. rq/bsh/

Foto: Arkvi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR