• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mucunski takohet me ambasadoren e Norvegjisë Melsom dhe përfaqësuesin e BEI Gabriel

Mucunski takohet me ambasadoren e Norvegjisë Melsom dhe përfaqësuesin e BEI Gabriel

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takime të veçanta me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom dhe përfaqësuesin e Bankës Evropian për Investime në Maqedoninë e Veriut, Bjorn Gabriel.

Siç kumtoi MPJ, në takimin me ambasadoren e Norvegjisë, Mucunski u falënderua për mbështetjen e deritanishme eksperte dhe zhvillimore norvegjeze në disa fusha kyçe, si dhe për partneritetin e vendosur në zhvillimin e kapaciteteve tona për realizimin e prioriteteve kyçe të jashtme politike. Megjithatë, theksoi se Qeveria e re është e përkushtuar në avancimin e marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe multilateral, si dhe intensifikimin e tregtisë dhe zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe të biznesit. Në të njëjtën kohë, u mirëprit gatishmëria për të forcuar bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe kontributi i përbashkët për ruajtjen e paqes globale dhe stabilitetit transatlantik.

Në fokus të bisedave me përfaqësuesin e Bankës Evropiane të Investimeve në vend, siç citohet në kumtesë, ishte përkushtimi i zhvillimit të mëtejshëm në sektorin energjetik dhe fusha tjera të bashkëpunimit në vend, si dhe realizimi i rezultateve të mëdha të cilat kontribuojnë drejt thellimit  të mëtejshëm të partneritetit shumëvjeçar të ndërsjellë. Njëherit, Mucunski u falënderua për ndërtimin e projekteve kapitale të kahëzuara drejt përmirësimit të infrastrukturës në vend dhe të cilat kontribuojnë për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ai informoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është fuqishëm e përqëndruar në implementimin e suksesshëm të proceseve reformuese, tejkalimin e sfidave dhe drejt realizimit të projekteve të rëndësishme të cilat janë të rëndësishme për ekonominë vendore dhe lidhshmërinë rajonale, theksohet në kumtesën e MPJ-së. sa/

FOTO: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR