• e martë, 24 dhjetor 2024

Mucunski: Takim i shkëlqyeshëm dhe konstruktiv me Gerapetritisin, bashkërisht do të punojmë që t'i realizojmë detyrimet nga Marrëveshja e Prespës

Mucunski: Takim i shkëlqyeshëm dhe konstruktiv me Gerapetritisin, bashkërisht do të punojmë që t'i realizojmë detyrimet nga Marrëveshja e Prespës

Nju Jork, 23 shtator 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski takimin e sotëm të parë dypalësh me homologun e tij grek Jorgos Gerapetritis e vlerësoi si të shkëlqyer, pozitiv dhe konstruktiv. Në takimin i cili u mbajt në hapësirat e Misionit të Greqisë në KB në Nju Jork, ishte hapur çështja edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Vlerësoj se në frymën e besimit të mirë dhe në frymën e respektimit të detyrimeve të cilat dalin nga e drejta ndërkombëtare publike bashkërisht do të punojmë të gjithë që t’i realizojmë detyrimet të cilat i kemi”, deklaroi Mucunski pas takimit, informon raportuesja e MIA-s nga Nju Jorku.

Duke e vlerësuar takimin si të shkëlqyer, pozitiv dhe konstruktiv, ministri informoi se në të është biseduar “shumë më shumë për atë që mund të na bashkojë se sa për atë që mund të na ndajë”.

“Folëm për korridorin 10, për lidhjen energjetike, për stimulimin e tregtisë dhe aktivitetin afarist nga të dyja palët për nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve të ndërsjella politike dhe për atë se si ta lëvizim procesin e integrimit evropian”, tha Mucunski. 

Ne si vend i vogël i cili nuk del në det, theksoi ai, rëndësi të veçantë i kushtojmë të drejtës publike ndërkombëtare sepse kjo për neve është shumë më e rëndësishme nga më shumë pikëpamje strategjike. 

Prandaj mendoj se është mirë që u takuam. Ramë dakord që të kemi edhe më tutje komunikim aktiv në lidhje me sfidat që sigurisht do të lindin mes dy vendeve. Ne presim që takimi i sotëm të jetë hapja e një faqeje të re në marrëdhëniet e komunikimit të mirë mes dy qeverive dhe do të them sërish të diskutojmë shumë projekte që mund t'i realizojmë bashkërisht, të cilat do të sjellin mirëqenie ekonomike për të dy vendet dhe popujt e të dy shteteve dhe lidhje më e mirë nga pikëpamja e infrastrukturës dhe energjisë, tha Mucunski.

Hapat e parë që duhet të merren dhe për të cilat është biseduar, tha ai, janë dinamikë e fuqizuar e takimeve mes të dyja palëve, jo vetëm mes ministrave të punëve të jashtme dhe dikastereve të tjera të cilat kanë tema të përbashkëta të interesit, në interes të të dy vendeve. 

“Folëm për fuqizimin e shkëmbimit tregtar mes të dyja palëve me disa ide konkrete të cilat do të dalin në të ardhmen. Mendoj se nëse marrim hapa pozitivë marrëdhëniet do të bëhen gjithnjë e më të mira dhe më të mira”, tha Mucunski. 

Ai i bëri thirrje ministrit grek të punëve të jashtme Gerapetritis që kur të mundet të vijë për vizitë në vendin tonë.  

Ministri tha se deri më tani nuk ka paralajmërim për takime në nivel të presidentëve ose kryeministrave. 

Mucunski dhe homologu i tij grek marrin pjesë në aktivitetet në kuadër të të Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të KB-së në Nju Jork. Këtu gjithashtu është edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ndërsa sot do të shkojë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Në Nju Jork është edhe kryeministri grek Kirjakos Micotakis, por gjithashtu edhe shumë liderë të tjerë botërorë. fc/

Fotografia: MPJTJ

QËNDRONI TË LIDHUR