• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mucunski para Akademisë diplomatike hungareze: Qasja jonë mbron politikën e zgjerimit të BE-së, të bazuar në vlera dhe merita

Mucunski para Akademisë diplomatike hungareze: Qasja jonë mbron politikën e zgjerimit të BE-së, të bazuar në vlera dhe merita

Shkup, 9 shtator 2024 (MIA) -Në kuadër të vizitës së punës në Budapest,  Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u drejtua para studentëve dhe diplomatëve të Akademisë diplomatike hungareze. Në fjalimin e tij, siç informojnë nga MPJ-ja, Mucunski iu referua procesit afatgjatë dhe të përkushtuar për anëtarësimin e vendit tonë në BE, ku në veçanti theksoi përkushtimin e vazhdueshëm shumë dekadash ndaj procesit, por edhe përkushtimin e shumtë dhe lëshime të mëdha që shoqëria e vendin tonë ka bërë deri në atë kohë.

I vetëdijshëm për fushat në të cilat ka nevojë për punë shtesë dhe përmirësim të gjendjes, ministri Mucunski theksoi se edhe palës sonë i nevojitet parashikueshmëri në proces.

"Rruga jonë qasëshe në thelb mbron politikën e zgjerimit të BE-së, bazuar në vlera dhe merita, duke qenë se rreziku i keqpërdorimit të rastit tonë nga faktorë anti-BE është i lartë", theksoi Mucunski për temën që lidhet me integrimin evropian të vendit.

Mucunski, thuhet në kumtesën, e nënvizoi rëndësinë thelbësore të marrëdhënieve të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe falënderoi për mbështetjen e deritanishme politike, ekonomike dhe shumëpalëshe.

"Megjithëse marrëdhëniet janë në vazhdimësi miqësore, në periudhën e ardhshme pres një dinamikë të re si rezultat i përkushtimit të dy kryeministrave për të vendosur një marrëdhënie strategjike mes dy vendeve", theksoi ai në fjalimin.

Ministri Mucunski u uroi suksese në karrierë diplomatëve të pranishëm, duke pasur parasysh vështirësinë e profesionit që ata kanë.

Pas fjalimit, siç informojnë nga MPJ-ja, pasoi një seancë pyetje-përgjigje gjatë së cilës u diskutuan tema si migrimi i paligjshëm dhe siguria kufitare, siguria energjetike rajonale, pritjet për hapat e ardhshëm dhe rreziqet në lëvizjen drejt BE-së. si dhe një shkëmbim mendimesh për situatën aktuale në Union. ls/

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR