Mucunski: Përgjegjësia është e rëndësishme, ne qëndrojmë pas ShBA-së dhe popullit të Venezuelës për liri dhe demokraci
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pasdite përshëndeti aksionin për arrestimin e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:06, 3 janar, 2026
Shkup, 3 janar 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pasdite përshëndeti aksionin për arrestimin e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro.
Në një postim në platformën X, Mucunski përshëndeti njoftimin e presidentit amerikan Donald Tramp se Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë.
"Përgjegjësia është e rëndësishme. Ne qëndrojmë përkrah Shteteve të Bashkuara dhe popullit venezuelian për liri dhe demokraci", shkruan Mucunski në postim.
Dërgon edhe fjalë lavdëruese për Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Rubio për udhëheqjen e tij në atë, siç thotë, përballje me rrjetet e krimit të drogës të regjimit të Maduros.
Foto: Arkivi i MIA-s