• e enjte, 25 korrik 2024

Mucunski për vizitë pune në Austri

Mucunski për vizitë pune në Austri

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër, do të qëndrojë për vizitë pune në Austri.

Në kuadër të vizitës, Mucunski, siç kumtoi Kabineti i tij, do të realizojë takim bilateral me minsitrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Aleksandar Shalenberg, ku do të shqyrtohen mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, me fokus të posaçëm në bashkëpunimin ekonomik dhe relacionet biznesore. Njëherit, do të bëhet fjalë edhe për procesin tonë për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës, Mucunski do të tkaohet edhe me prëfaqësues të diasporës sonë në Austri. ab/

Foto: МРJ

QËNDRONI TË LIDHUR