• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mucunski nga Prilepi: E kemi për detyrë t'i respektojmë veprat heroike të mbrojtësve dhe të sigurojmë të ardhme të qetë dhe stabile për qytetarët

Mucunski nga Prilepi: E kemi për detyrë t'i respektojmë veprat heroike të mbrojtësve dhe të sigurojmë të ardhme të qetë dhe stabile për qytetarët

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski sot në përmendoren "Karpallak" në Prilep vendposi kurorë me lule të freskëta, në kujtim të dhjetë pjesëtarëve të armatës së vendit të cilët në vitin 2001 e humbën jetën afër vendit Karpallak në rrugën Shkup - Tetovë.

Në fjalim, Mucunski theksoi se "sakrifica e heronjve nga Karpallaku është përkujtues i fuqishëm për t'i mbajtur dhe t'u mbetemi besnikë ndaj këtyre vlerave".

Porositi edhe se sakrifica e tyre "na përkujton se çdoherë duhet të mbetemi të matur në sjelljen e vendimeve, që askush sërish të mos përjetojë fat të ngjashëm".

Potencoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë "me përkushtim të plotë ndaj mbështetjes së mbrojtësve dhe familjeve të tyre".

"Do të angazhohemi për projekte dhe masa konkrete të cilat do të sigurojnë mbështetje dhe kujdes për ata të cilët dhanë gjithçka", theksoi Mucunski në fjalimin para përmendores "Karpallak" në Prilep. ab/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR