• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mucunski në takim me ministrat e punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel

Mucunski në takim me ministrat e punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel

Bruksel, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të NATO-s, që po mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel.

Ëshgtë parashikuar që në takimin ministror të bisedohet për sifdat aktuale të sigurisë të NATO-s, për ngjarjet në fqinjësinë jugore të Aleancës, për gjendjen aktuale të ndërlidhur me agresioinin rus ndaj Ukrainës, si dhe për implementimin e deritanishëm të vendimeve të marra në Samitin e Paktit në Uashington të mbajtur në korrik të këtij viti.

Pjesa punuese e takimit do të fillojë me mbledhje të Këshillit Atlantik të Veriut në nivel të shefave të diplomacive, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Jordanisë, Abdullai i Dytë. Temë kryesore e takimit do të jetë ngjarjet në Lindjen e Afërt dhe implikimet e sigurisë prej tyre në NATO.

Në fund të ditës së parë të mbledhjes do të mbahet sesion i Këshillit NATO-Ukrainë në formë të një darke pune, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha.

Takimi ministror i NATO-s do të vazhdojë nesër paradite me mbledhje të Këshillit Atlantik të Veriut, ku ndër të tjera do të bisedohet edhe për përgatitjet në Samitin e Aleancës që do të mbahet vitin e ardhshëm në Hagë.

Në margjinat e takimit, është parashikuar që ministr Mucunski të realizojë shumë takime dypalëshe me kolegët e tij pjesëmarrës në takim. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR