• e martë, 24 dhjetor 2024

Mucunski në Pragë në takim me ministrin çek të Industrisë dhe Tregtisë, Lukas Vlçek

Mucunski në Pragë në takim me ministrin çek të Industrisë dhe Tregtisë, Lukas Vlçek

 Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nga dje është për një vizitë pune në Pragë, Çeki. Në kuadër të vizitës, sot në mëngjes së bashku me ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, realizoi takim me ministrin çek të Industrisë dhe Tregtisë, Lukas Vlçek, ndërsa pas takimit patën fjalim të tyre në Forumin e Biznesit Maqedoni-Çeki, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

"Takimi me ministrin Vlçek u fokusua në bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe interesimi për promovimin e mëtejshëm të tij. Në këtë rast, u theksua rëndësia e takimeve të mëparshme të Komitetit të Përzier pas Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe Industrial ndërmjet dy vendeve, si dhe shkëmbimi i mendimeve për nisma dhe aktivitete konkrete që do të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike", thuhet në kumtesë. 

 

Në kuadër të Forumit të Biznesit Maqedoni-Çeki, ministrat Mucunski dhe Bozhinovska, së bashku me ministrin çek Vlçek, i kanë prezantuar mundësitë për investime në të dyja shtetet.

"U prezantuan iniciativat e Qeverisë së Maqedonisë për përmirësimin e klimës së biznesit, tërheqjen e investimeve të huaja dhe nxitjen e eksportit. Gjithashtu u theksuan mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe projekte investuese në mënyrë që vendi të bëhet destinacioni i radhës për investime të huaja direkte, të cilat do të kontribuojnë në një partneritet ekonomik të forcuar mes dy vendeve", theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.  

 Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

QËNDRONI TË LIDHUR