• e enjte, 09 prill 2026

Mucunski në Paris takohet me këshilltarët e presidentit francez Emanuel Makron, të ngarkuar për Evropën Kontinentale dhe Turqinë

Mucunski në Paris takohet me këshilltarët e presidentit francez Emanuel Makron, të ngarkuar për Evropën Kontinentale dhe Turqinë

Shkup, 2 prill 2026 (MIA) - Në kuadër të vizitës në Paris, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi takim me këshilltarët e presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Makron, i ngarkuar për Evropën Kontinentale dhe Turqinë, si dhe për Evropën, Bertran Bushvalter dhe Aleksis Dutertr. 

Siç njoftoi MPJdheTJ, në takim u shkëmbyen mendime për procesin euroitegrues dhe ngjarjet aktuale në rajon dhe në Evropë. 

"Ministri është takuar edhe me drejtorin e Institutit Kombëtar për Shërbime Publike të Republikës Franceze (INSP), Zherom Filipini, gjatë së cilës u nënshkrua një Deklaratë për Qëllime ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Institutit Kombëtar për Shërbime Publike (INSP). Me këtë hapen mundësi të reja për bashkëpunim në trajnimin dhe zhvillimin profesional të nëpunësve të lartë shtetërorë dhe diplomatëve", thuhet në njoftim.

Mucunski dje u takua me ministrin e deleguar për Evropën, Benxhamin Adad, me të cilin ka biseduar për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e dialogut politik dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel qeveritar, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Ministri Mucunski theksoi se integrimi evropian është prioritet i Qeverisë, e cila është fuqimisht e përkushtuar për zbatimin e Agjendës së Reformave. Ai gjithashtu theksoi se, së bashku me Planin e Rritjes, ato përfaqësojnë procese kyçe për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

"Të dy ministrat ranë dakord se është i domosdoshëm përshpejtimi i procesit të eurointegrimit dhe se i njejti duhet të bazohet në sistemin e meritës. Me këtë rast theksuan edhe rolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si faktor i sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ndërsa bëhet fjalë edhe për çështje aktuale rajonale, evropiane dhe globale", shtohet në njoftimin e Ministrisë. qa/

Foto: MPJdheTJ

QËNDRONI TË LIDHUR