Mucunski: Në botë ku paparashikueshmëria është realitet i ri, diversifikimi është çelësi për rezistencë ekonomike
- Në kuadër të vizitës së punës në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, sot në mëngjes foli në panel-diskutimin e quajtur "Rendi i ardhshëm logjistik: Çka duhet të ndryshohet", që u mbajt në kuadër të Samitit botëror për qeveri, kumtuan nga MPJdheTJ.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:41, 3 shkurt, 2026
Shkup, 3 janar 2026 (MIA) - Në kuadër të vizitës së punës në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, sot në mëngjes foli në panel-diskutimin e quajtur "Rendi i ardhshëm logjistik: Çka duhet të ndryshohet", që u mbajt në kuadër të Samitit botëror për qeveri, kumtuan nga MPJdheTJ.
"Në peisazhin e sotëm global politik, e vetmja që është e parashikueshme është paparashikueshmëria. Ky është realiteti me të cilin duhet të përballemi dhe të mësojmë të jetojmë", theksoi Mucunski, duke cekur se në vend se të reagohet vetëm kur të paraqiten sfidat, është e domosdoshme të ndërtohet aftësia afatgjate për adaptim.
Ai theksoi se nga perspektiva e qeverive, diversifikimi paraqet vegël kyçe për menaxhim me rreziqe, që, siç theksoi, nënkupton të mos varet vetëm nga një industri, një rutë, një treg apo një qendër.
"Nevojitet aktivisht t'i zgjerojmë opsionet tona dhe më shpesh të bashkëpunojmë mes veti, posaçërisht me tregje dhe industri të cilat ndoshta deri më tnai nuk i kemi konsideruar si partnerë tradicional", theksoi ministri.
Gjatë fjalimit e theksoi edhe nevojën që qeveritë të zhvillojnë dialog më intensiv dhe të reagojnë më shpejtë në kushte të sfidave globale, duke pasur parasysh se sistemi i sotëm kërkon adaptim të shpejtë dhe efikas që duhet të shndërrohet në përparësi.

Duke folur për ambientin afarist, Mucunski theksoi se në Evropë shpesh ekzistojnë vështirësi për udhëheqje të biznesit për shkak të qasjes rregullatore, duke vlerësuar se kontinenti po përballet me një "hiperinflacion" të llojit të vet të legjislaturës.
Duke folur për pozitën logjistike të shtetit, minsitri theksoi se Korridori 8 shtrihet nga Italia përmes Detit Adriatik dhe atij Jon drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas nga Bullgaria deri në Detin e Zi, përderisa Korridori 10 paraqet drejtim kyç tregtar infrastrukturor që lëvizë nga Hungaria, përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, deri te portet Selanik dhe Pirea. "Specifike për shttein tonë është ajo që jemi vendi i vetëm në rajon ku kryqëzohen Korridoret 8 dhe 10", theksoi Mucunski.
Sipas tij, është i domosdoshëm investimi aktiv në sigurinë dhe ndërlidhjen energjetike, duke cekur se për momentin po ndërtohet interkonektori me Greqinë, i cili do të mundësojë qasje drejt gazit të lëngshëm natyror që arrin në portin Aleksandropolis. Njëkohësisht, në fazë përfundimtare është prëgatitja për investimin qeveritar në itnerkonektorin me Serbinë, me qëllim që gazi jo vetëm të arrijë në vend, por edhe të tranzitojë përmes tij.
"Kur bëhet fjalë për lidhjen - qoftë energjetike, infrastrukturore apo përmes investimeve në infrastrukturën e aeroporteve dhe ajrore, përkatësosht hapjen e linjave të reja - kyçe janë diversifikimi dhe kuptimi i qartë i pozitës individuale në botë dhe në kontinent, si dhe i nevojave të tregjeve. Qeveria k aqasje të qartë dhe jemi të bindur se këto investime do të jenë me rëndësi thelbësore për një tëa rdhme afatgjate për shtetin tonë", porositi Mucunski në fjalim. ab/
Foto: MPJdheTJ